Shpejtësi 171 km/h deri në 181 km/h është regjistruar në aksin rrugor Durrës -Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Sipas policisë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
“171 km/h deri në 181 km/h në aksin rrugor Durrës -Tiranë, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.
Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
❌Stop shpejtësisë❗
🔴Mos rrezikoni⚠️ jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës🚸
🛑Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
✅Të gjitha akset rrugore🛣️ nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente📸📹 nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark”, thekson policia.