Dy muaj pasi lavdëroi të shoqin për dhuratën e veçantë që mori influencerja e njohur në Tik Tok Hati Brika, ajo e ka humbur “Porsche”-in e saj.

Masat janë marrë pas publikimit në rrjetet sociale të videove nga Hati, ku tregon se ecën tej normave, e po ashtu ku shfaqet duke i kërkuar bashkëshortit Jasharit që të shtojë shpejtësinë. Policia ka gjobitur çiftin ndërsa po ashtu është bërë dhe sekuestrimi i mjetit luksoz “Porsche”.

Hati dhe Jashari njihen në rrjetet sociale si çifti i pasur që reklamon jetën e tyre të luksit.

NJOFTIMI I POLICISË

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

@__hatiii Vrum vrum kawasaki😌🙈 #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #adayinmylife #gclass #albaniangirl #🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – ✨h a t i✨