Personi që shihni në foto është i riu shqiptar që i mori jetën motoristit grek në Selanik, ndërsa fotografinë u bë publike nga mediat greke në Athinë.

Shqiptari aksidentoi për vdekje një 47-vjeçar grek në fundjavë.

Ai ishte duke lëvizur me shpejtësi “skëterrë” dhe pasi kaloi dy semaforë me të kuqe, mori përpara shpërndarësin e picave duke i marrë jetën në vend.

Shqiptari i arrestuar për aksidentin e së shtunës në Selanik është baba i dy fëmijëve.

Mediat lokale raportojnë se i riu nuk kishte patentë, ndërsa makinën sportive ia kishte marrë xhaxhait të tij.

Shoferi me origjinë nga Shqipëria jetonte me familjen dhe prindërit emigrantë.

Të gjithë e siguronin jetesën me shumë vështirësi” thanë fqinjët për mediat greke.

Shpërndarësi i picave që u përplas për vdekje të shtunën u përcoll sot për në banesën e fundit.

https://youtu.be/sMyKSd-iZPU