Policia Rrugore ka ndëshkuar dy drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë në aksin Peqin-Elbasan.
Sipas njoftimit të policisë, shoferët janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi 198 km/h dhe 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h dhe ku trafiku është ende shumë i lartë.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me gjoba maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Njoftimi:
Shpejtësia vret jetën!
198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë.
Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Policia Rrugore apelon dhe njëhere për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.
Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.
Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.
KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës