Shpejtësi dhe çmenduri. Një person është ndaluar nga policia rrugore pasi në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë – Durrës ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Saktësisht me 214 km/h e matur me Radar. Pas kësaj tre patrulla policie i janë vënë nga pas pilotit të “Benz-it” që i dukej vetja si në Formula 1.

Në përfundim të procedurave, duke përfshirë dhe testin e alkoolit, drejtuesit të mjetit iu tërhoq Leja e Drejtimit dhe u dërgua në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.