Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Nishtulla të Durrësit.
Një automjet ka aksidentuar tek vendkalimi i këmbësorëve një shtetas rreth të 50-ve.
Bëhet me dije se i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Dëshmitarë të ngjarjes shprehen se shoferi, i cili po drejtonte mjetin me shpejtësi të madhe, nuk mundi të frenonte në kohë për të shmangur aksidentin.
Ka qenë shoferi i mjetit ai që ka njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





