Po mbahet takimi i mbledhjes së Kuvendeve të dy Parlamenteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Elisa Spiropali: Me origjinë jam nga Bregu i Labërisë, kam lindur ne Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni! Jemi një gjak e një gjuhë, një histori e kulturë.
Kënaqësi e pafund për këtë mbledhje mes dy Kuvendeve, por ka një problem, duhet të ishim më tepër. Me qindra mijëra e jemi pak. Duhet të takohemi të gjithë aq shqiptar sa ka bota.
Nuk prish punë se nuk na nxë kjo sallë, na nxënë pllajat e fushat.
Për të realizuar hiperbashkimin duhet të presim. Kur nuk kemi pulën hamë një shpend tjetër thotë populli, por edhe ky shpend qenka i shijshëm sot.
Në këtë moment historik si kurrë më parë shqiptarët kanë treguar vendosmëri në zhvillimin e shoqërisë.
Vetëm 1 çerek shekulli ka mjaftuar të tregojmë c çfarë energjie sjell liria.
Sot po ngremë në një nivel tjetër atë që etërit tanë e bënë me shumë mund e sakrifica.
Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe e anasjelltas. Suksesi i njërës, kusht për tjetrën. Ritmi i njërës kushtëzon edhe tjetrën.