Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët në Universitetin McMaster, konsumi i mishit të përpunuar përbën një rrezik më të lartë për sëmundjet kardiovaskulare.

Rezultatet janë marrë pasi në studim janë vënë mbi 134 mijë njerëz nga 21 vende të ndryshme për thuajse një dekadë.

Konkretisht nëse konsumoni më shumë se 150 gramë mish të përpunuar brenda një jave, rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës rritet me 46%.

Megjithatë, shkencëtarët po kryejnë ende studime për të parë nëse cilësia e mishit ndryshon nga njëri vend në tjetrin.