Autoritetet në Irak kanë bërë të ditur se rreth 157 persona kanë mbetur të vdekur në protestat e fundit anti-qeveritare në Bagdad dhe qytete të tjera të këtij vendi. Është bërë e ditur se në mesin e të vrarëve me dhunë janë 149 civilë dhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat në Irak kanë nisur javën e parë të tetorit për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit. Në raportin e hetuesve thuhet se vdekjet janë shkaktuar kryesisht me armë zjarri, ndërsa ka pasur edhe shënjestrime me snajperë.

“Oficerët dhe komandantët e kanë humbur kontrollin mbi forcat e tyre gjatë protestave dhe kjo ka shkaktuar kaos”, -thuhet në raport. Protesta të reja anti-qeveritare në Irak pritet të nisin më 25 tetor.