Më shumë se dy tonë kokainë u hodhën në plazhet franceze në Kanalin anglez fundjavën e kaluar dhe këtë të mërkurë, tha sot një burim i njohur me hetimin.
Vlera e drogës në treg llogaritet të arrijë në 150 milionë euro.
Të dielën në mëngjes, disa çanta me rreth 850 kilogramë kokainë u gjetën në plazhin e Reville në Francën veriperëndimore. Të mërkurën gjashtë thasë të tjerë u lanë në Vic-sur-Mer. Këtë herë ata përmbanin 1.5 tonë kokainë, tha burimi, duke konfirmuar një raport nga gazeta lokale Ouest-France.
2.3 tonë kokainë është një rekord “historik”. Prokuroria e Herburgut ka marrë përsipër hetimin e çështjes. Deri më tani nuk dihet se nga kanë ardhur çantat e mbyllura hermetikisht. Ato mund të jenë hedhur në det nga trafikantët për të shmangur një inspektim, ose mund të kenë rënë aksidentalisht nga një varkë.
Një tjetër burim, gjithashtu i afërt me hetimin, tha se nganjëherë çantat me drogë nuk mbahen brenda anijes. Kontrabandistët i lidhin dhe i hedhin në det, veçanërisht nëse deti është i trazuar.
Nuk është hera e parë që thaset me kokainë derdhen në plazhet franceze. Në fund të vitit 2019, 1.6 tonë u gjetën në plazhet nga Saint-Jean-de-Luz deri në Camaret, ndërsa majin e kaluar, pako me peshë totale 21 kilogramë u gjetën në një plazh në Berque, në Francën veriore.





