Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë vaksinuar 13826 qytetarë kundër COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja publikon të dhënat të cilat bëjnë me dije se që nga nisja e fushatës së vaksinimit, në Shqipëri e kanë marrë vaksinën 206.708 persona.

Ditët e fundit në vendin tonë shifrat e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 janëtë qëndrueshme. Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë humbur jetën  9 persona nga COVID-19, teksa nga 2092 teste të kryera janë shënuar 264 raste të reja.