Kryeministri Rama, me anë të një postimi në “Facebook”, shkruan se mbërritja e turistëve të huaj në Shqipëri ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2019, përpara goditjes nga pandemia.

Rama shton se në dy javët e para të gushtit në vendin tonë kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj.

Sipas tij, kjo shifër përbën një rritje prej 4.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë” – shkruan Rama.