Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin J.L., pasi gjatë kontrollit iu gjetën një stemë si e Policisë, një elektroshok dhe një shkop metalik, që posedoheshin pa leje.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin për shtyp, policia bën të ditur se “ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. C., 54 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 52-vjeçare.

Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E. D., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.