Këngëtarja e njohur, Rihanna është fotografuar jashtë një restoranti në Los Angeles me syrin e nxirë dhe fytyrën e mavijosur.
Kjo sepse disa ditë më parë ajo është përfshirë në një aksident me skuter elektronik. Përfaqësuesi i këngëtares ka treguar për “People”, se ajo nuk ka marrë plagë të rënda dhe po e merr veten shpejt.
“Rihanna është shumë mirë tani. Ajo bëri aksident me një skuter elektronik javën e kaluar dhe u mavijos në ballë dhe në fytyrën e saj. Fatmirësisht ajo nuk ka plagë të mëdha dhe po shërohet shpejt”, u shpreh ai.





