Këto janë fotot e punonjësit të sigurisë në kishën e Shën Ndout në Laç, i cili dyshohet se është dhunuar nga ambulantët që tregtojnë aty.

Ai shihet me syrin e nxirë, kokën e fashuar dhe mavijosje të shumta në trup, raporton “Panorama”.

Përgjegjësi për ruajtjen e mirëmbajtjen e Kishës, Gjon Shkëmbi ka se policia bashkiake dhe ajo e rendit në Laç nuk ka marrë asnjë masë, për largimin e tyre.

Ai sqaron se për këtë arsye është detyruar të kërkojë zgjidhje në policinë e Qarkut në Lezhë.

Denoncimi i  Gjon Shkëmbit në Komisaritatit te Policise Kurbin dhe Drejtorise se Policise Lezhë

Denoncoj veprimtarite e paligjshme te tregtarëve ozurpues te cilët mbajn peng nje pjese te territorit te Kishes se shen Ndout Laç-Kurbin, duke shfrytezuar jasht çdo te drejte dhe forcerisht kete pjese territoriale e cila posedohet me dokumentacion te rregullt nga Kisha Françeskane,Zoja Nunciate. Une Gjon Shkambi pergjegjes per ruajtjen dhe mirembajtjen e Kishes se shen Ndout Laç, konstatova kete problematike e cila shkaktohet nga këta tregtarë ku edhe pse hyrja e tyre ne territorin e Kishes se shen Ndout Laç eshte rreptesisht e ndaluar per shkak te veprimtarise kriminale qe ushtrojne, ata vazhdojn te tregtojne forcerisht pa asnje te drejte duke degraduar dhe kundershtuar keshtu mbarevajtjen dhe sherbimin te cilin kam marrë për sipër te ofroj. Fyerjet dhe sharjet nga ana e ketyre tregtarëve të paligjshem janë të pa numërta si kundrejt klerit qe sherben aty po ashtu edhe ndaj punonjësve i të cilëve jam përgjegjës.

Kerkoj nga Komisariati i Policise Kurbin si dhe nga Drejtoria e Policise Lezhë, qe te merrni masa per nderprerjen e menjehershme te ketij aktiviteti kriminal qe ushtrohet ne territorin e Kishes se shen Ndout – Laç. Gjithashtu, automjetet te cilat keta persona posedojnë janë rreptesisht të ndaluara qe të hyjne në territorin e kishes.

Kerkoj qe nga ana juaj te kemi perkrahje, per te zhdukur nje here e mire këtë krim te organizuar qe ushtrohet nga veprimtaria kriminale e tregtarëve te jashtligjshem dhe ozurpues, te cilet vazhdojne te ushtrojne haptas veprimtarite e tyre forcerisht dhe pa asnje te drejte.

Pergjegjesi Gjon Shkambi