9 shtatori duke u gdhirë 10, këtë vit, është dita që përkon me Hënën e Re, ndaj në një ditë të tillë ndryshimet janë të rëndësishme. Në këtë fazë, Hëna nuk është e dukshme për shkak se është e vendosur në mes të Tokës dhe Diellit, ndaj nuk është e këshillueshme të prisni flokët.
Nuk rekomandohet si periudhë e favorshme për prerjen e flokëve, pasi kjo fazë e Hënës konsiderohet si një fazë e dëmshme, ku ndodh dobësimi i fibrave të flokëve dhe rënia e tyre. Sa herë që është Hënë e re, astrologët këshillojnë fokus në gjërat që do të ndryshosh në këtë moment të jetës.
Çfarë duhet të bëni?
Bëj një listë me gjërat e reja, të cilave do t’u japësh përparësi. Nëse hyn Hëna e re, diçka e re duhet të zërë vend patjetër tek ty. Mund të blesh syze të reja, por edhe shtëpi të re.
Pasi të kesh plotësuar listën, ndiz një qiri dhe lëre të digjet deri në fund. Nëse e ke edhe gurin e fatit, lëre pranë qiririt që digjet. Pastaj, kërkoji universit tri dëshira:
- "I kërkoj universit të më sjellë dashuri në jetë"
- "I kërkoj universit të më përmirësojë financat"
- "I kërkoj universit të më sigurojë një pozicion të ri në karrierë …"
Ji specifike në gjërat që kërkon të arrish dhe në dëshirat që do të shprehësh.
Përsëriti dëshirat që ke me zë të lartë tri herë. Lëri qirinjtë të digjen deri në fund. Pastaj kryqëzo gishtat dhe lutu që gjithçka ke dëshiruar të të realizohet.
Ruaje listën ku ke shënuar dëshirat deri në Hënën e Re të muajit të ardhshëm (8 tetor), por bëj të pamundurën që t’i përmbushësh dëshirat që ke shkruar. Mund të gjesh në to disa prioritete që i ke vënë vetes në fillim të vitit.
Nuk është e sigurt që kjo lloj “magjie” funksionon, por astrologët besojnë se në 75% të rasteve, ajo që ne shkruajmë në listë, ndodh. Ata besojnë se kjo është magji e pastër që, kur e dëshiron me gjithë zemër, realizohet. Megjithatë, me rëndësi është fakti që veprimet tona ndryshojnë çdo ditë dhe ndryshimi është një fenomen i mrekullueshëm që të gjithë e duam dhe e kërkojmë.
Dita e Hënës së Re është një ditë në të cilën të gjitha angazhimet e reja marrin tjetër kah. Në ditë si kjo, edhe mrekullitë janë të mundura.





