Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi është ngritur dhe ka marrë fjalën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, menjëherë pas fjalës së kryedemokratit Basha. Rama është shprehur se PD është një parti që është ngritur në ditë të bukura, por e tasnimë i vjen era qepë.

Ndërsa nga ana tjetër ai u drejtua duke u thënë se PD ka një problem për të bukurën. Ai tha se ata merren me atletet e tij dhe u kërkoi që edhe ata të veshin atlete dhe jo t’i veshin fshehurazi.

Por deputetët e grupit të PD-së kanë reaguar duke u shprehur se ishte ora 12 e natës dhe donin ta mbyllte. Por Rama nuk është ndalur, dhe më tej në fjalën e tij është shprehur se dhe zonjat e Kuvendit veshin atlete kur janë shtatzëna dhe sjellin në jetë fëmijët.

Pjesë nga debati:
Rama: Çfarë kemi me atlete po çfarë keni me atletet? Urdhëro?
Albana Vokshi: Nuk do rrime këtu ora 12 e natës?
Rama: S’po nigjoj, s’po nigjoj çfarë po thoni. Tani të kaloj te pjesa tjetër. Tani ju lutem atletet mos i vishni fshehurazi. S’keni pse nuk mbani atlete pse nuk mbaj unë. Mos i shani atletet. Këtu janë gjithë këto zonja që mbeten shtatzënë, bëjnë fëmijë, me atletet i bëjnë se nuk i bëjnë me taka. Me taka i bëre dy binjakë që të të rrojnë sa malet? Me atlete i bëre, me çfarë do t’i bëje.
Tabaku: Çfarë po thua..
Rama: Më duket se mu drejtove pa t’u drejtova dhe me fole pa të folur.