Arsenal dhe Man City dominuan skenën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë të sezonit.
Futbollisti më i mirë i vitit në Premier League u votua Phil Foden nga kolegët e tij.
Ylli i Man City zhvilloi një super sezon duke udhëhequr ekipin e Pep Guardiolas drejt titullit kampion. Foden realizoi 22 gola në total në të gjithë kompeticionet.
Lojtari i ri më i mirë i vitit u votua Cole Palmer. Sulmuesi i Chelsea-t ishte brilant, me 22 gola në 33 ndeshje.
Pavarësisht se nuk arritën të thyenin Man.City, Arsenal dominoi në formacionin më të mirë të vitit.
“Topçinjtë” përfaqësohen me 5 lojtarë, portieri Raya, Saliba, Megalhaes, Rice dhe Odegard.
Në formacionin më të mirë të vitit u votuan dhe 4 lojtarë të Man.City, Walker, Rodri, Haaland dhe Foden.
Formacioni më i mirë i Premier League për sezonin 2023/2024
David Raya
Gabriel – Saliba – Van Dijk – Walker
Odegaard – Declan Rice – Rodri
Watkins – Haaland – Foden





