Qytetarët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Drejtësisë, për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të javës së shkuar ku në plazhin e Potamit në Himarë u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Ata i vendosën afat kryeministrit që deri ditën e sotme të largonte nga detyra Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.
Por pavarësisht kërkesës së qytetarëve, kryeministri Edi Rama nuk bëri asnjë lëvizje.
Edhe gjatë mbrëmjes së sotme pritet që qytetarët të mblidhen fillimisht para Ministrisë së Brendshme, për të vijuar më pas drejt kryeministrisë dhe Presidencës.