Aktori turk mjaft i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug është dërguar në spital pasi dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

Prej ditësh, aktori ndodhej i izoluar bashkë me bashkëshorten në një shtëpi në fshatin Kemerburgaz për shkak të koronavirusit dhe nuk është ndjerë mirë kohët e fundit.

Tatlitug shkruan në Twitter se ka pasur simptoma si temeraturë dhe kollë dhe  ndaj shkoi direkt në spital.

“Përshëndetje të gjithëve, unë dhe bashkëshortja ime ishim mbyllur në shtëpi për 15 ditë. Megjithatë pas disa ankesave të mia, erdha në spital dhe mjekët më morën nën vëzhgim. Ju lutem mos u shqetësoni. Po pres përgjigjen e testit”.

Në një postim tjetër, aktori ka njoftuar fansat se përgjigja e testit i kishte dalë negative.

“Erdha në spital sepse kisha temperaturë të lartë dhe kollë, kam pneumoni në një zonë të mushkërive. Mora trajtimin dhe mësova se përgjigja për testin e Covid-19 ishte negative”.