Banorët që ishin në takim me kryeministrin Edi Rama kanë dalë të zhgënjyer nga takimi, duke thënë se ai nuk i dëgjoi fare.
Nëna Liza, banore e zonës së 5 Majit që proteston prej javësh për banesën e saj, është shprehur se ka dalë e pasqaruar nga ky takim me kryeministrin.
Një tjetër banore tha se Rama e ka quajtur mashtruese dhe se banesën e saj e ka cilësuar kasolle.
“Më tha ti ke një kasolle, çfarë kërkon për atë kasolle. Unë i thashë jeni mashtrues, ai më tha “mashtrues je ti dhe babai yt”, tha një tjetër banore.
Po ashtu, një tjetër banore që ishte në takim tha se kreu i qeverisë fliste vetëm me nënë Liznën dhe se nuk i ka lejuar të flasin.
“Nuk më linte të flas, fliste vetëm me nënën Lizën, ne jemi me shkollë, kemi të drejtë të mbrojmë pronat tona. Nuk më linte të flas, më thoshte ti e ke të mbaruar çështjen, por unë nuk e kam të mbaruar, i thashë ose nuk vini me avokat që të firmosin dokumentet. ai na thoshte “pusho”, i thashë që kam të drejtën e fjalën, se është e drejta e njeriut”, u shpreh një tjetër.