Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Peshkopi, ku një person i maskuar dhe me një thikë është futur në filialin e një institucioni financiar dhe kanë marrë një sasi parash.
Nuk dihet se sa është shuma që ai ka marrë, por ngjarja ka terrorizuar qytetarët pasi e gjithë ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për një shumë parash që është grabitur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dibër/informacion paraprak
Rreth orës 10.00, në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.





