Një 21-vjeçar ka rënë në pranga pasi është përfshirë në konflikt me pronarin e një lokali në Fier.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar i riu K.B., banues në Patos, ndërsa gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier, pasi është konfliktuar me pronarin e një lokali në qytetin e Fierit dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë)”,– bën të ditur policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.





