Quhet Jeanette Javell dhe është 42 vjeç gruaja nga Suedia, e cila ka vrarë të shoqin me thikën që i kishin dhuruar për Krishtlindje.

Ndërkohë që kishte shkruar në një postim: "Faleminderit shumë, funksionon", duke iu referur faktit që e kishte përdorur për t'i dhënë plot 30 goditje burrit të saj. Arsyeja? Ende s'dihet.

Po sikur të mos mjaftonte kaq kishte fotografuar skenën me "smartphone".

Menjëherë pas fotografimit të skenës, gruaja kishte marrë makinë, për të shkuar në shtëpinë e disa miqve, të cilëve duhet t'u ketë thënë: "E vrara, mbaroi!".

Tani, Jeanette është në burg dhe duhet të vuajë dënimin prej 15 vjetësh.