Tan Brahimi mes lotësh ka bërë rrëfimin prekës e ditës kur ndërruan jetë prindërit e tij.
Aktori nga Shkodra zbuloi se si ka humbur të dy prindërit në aksident me makinë, të cilën ai ishte duke e vozitur dhe ishte i vetmi që i shpëtoi tragjedisë.
“Kam bërë aksident me makinë, prindërit e mi kanë vdekur kam shpëtuar vetëm unë, ka ndodhur në vitin 2013, më preu rrugën një kamion, tabela thoshte 50 unë isha 100 kilometra në orë, ai bëri gabim të dyfishtë, kishim faj të dy palët”, ka treguar mes lotësh Tani.
Tutje, ai tha se iu kërkon falje familjes për aksidentin që shkaktoi.