Ervin Gonxhi ka folur për momentin kur Erjola Doçi u ndje keq gjatë spektaklit të kaluar dhe ndihmën që i dha. 

Para dy ditësh, Erjola shpërtheu në lot brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe u shpreh se ka njerëz që duan t’i bëjnë keq. Teksa shumë e cilësojnë si atak paniku, Erjola dhe shumë supersticiozë të tjerë kanë besime të ndryshme.

I ftuar në “Shqipëria Live”, Ervini u shpreh se u përpoq ta ndihmonte moderatoren, duke i treguar një citim nga Kurani.

“Më thoshte nuk jam mirë. Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash. Ishte një citim nga Kurani. Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.

Në një gjendje të rënduar emocionale, moderatorja tha se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma. “Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo. Ilnisa i qëndroi pranë dhe nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe. Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.