Aktori i njohur i humorit shqiptar Agron Llakaj ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale aksionet e fundit të SPAK.

Kujtojmë që edhe sot forcat RENEA me urdhër të SPAK zhvilluan një aksion në Elbasan ku ra në pranga Klement Xhaferri, ndërsa arriti t’iu shpëtonte i shumëkërkuari Talo Çela.

Më thuaj me kë rri, të të them se cili je?! Dmth. në qoftë se rri me qenë, ti je shoku i qenit. Por në nqs rri me peshkatarë, ti punon ne SPAK. Peshku ne det dhe tigani në dyqan. Futu në e-albania se është shumë vap”, shkruan Agron Llakaj.