Është publikuar fotoja e 56-vjeçarit Petrit Mamaj, që vrau ditën e sotme bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj.
Ai i kishte ngulur thikën e bukës bashkëshortes së tij, plot 5 herë në gjoks dhe ca gërvishtje në trup.
Mësohet se pasi e la të pajetë, u nis të hante bukë në lokalin e lagjes, për të krijuar kështu ‘skenarin’ se ai nuk kishte lidhje me vrasjen.
Para efektivëve 56-vjeçari pranoi krimin dhe rrëfeu se të shoqen e qëlloi me thikë pasi dyshonte se e tradhtonte.
“Po unë e vrava, e bëra për xhelozi. Më tradhëtonte,” mësohet të ketë thënë Mamaj në dëshminë e tij.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Fierit.
Fillimisht kjo ngjarje e rëndë u raportua si vetëvrasje, por më pas u zbulua se autori i vrasjes së Valdete Mamajt ishte vetë bashkëshorti i saj.