Dita e sotme është një datë e shënuar për të gjithë ata që e festojnë “Shën Valentinin”. E teksa urimet e çifteve kanë nisur, një i tillë është postuar dhe nga bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Krahas një fotoje të publikuar në Instagram, Aurela Basha i ka dedikuar fjalët më të bukura bashkëshortit të saj.

“Çdo ditë që kaloj me ty është dita ime e preferuar. Prandaj sot është një ditë e re e preferuar për mua! Gëzuar Ditën e Shën Valentinit”, ka shkruar Aurela Basha.