Një vajzë e re 27-vjeçare ka humbur jetën paraditen e sotme. Ndonëse i është dhënë ndihma e parë mjekësore, e reja nga Saranda fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Paraprakisht thuhet se vdekja i ka ardhur nga overdoza, pasi njihej si përdoruese droge.
Informacioni paraprak policor:
Më datë 14.02.2018, në spitalin rajonal, është dërguar me ambulancë nga Saranda në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë, shtetasja E.S, 27 vjeçe, banuese në Sarandë.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga overdoza, pasi ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.





