Një autoambulancë ka mbërritur në ambientet e karantinës te Infektivi në QSUT. Sipas News 24, brenda saj ndodhet një tjetër pacient i dyshuar me COVID 19.

Nga mjeti dalin fillimisht mjekë të personelit të pajisur me veshje të përshtatshme e më pas personi i dyshuar.

Kujtojmë që në vendin tonë janë 23 personat e prekur nga koronavirrusi. Një prej tyre ka ndërruar jetë (73-vjeçarja në Durrës). /BW