Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar disa pamje të videoklipit të këngës së saj “Sekret” që do të na përfaqësojë” në Eurovizion.
Këngëtarja ka punuar me producentë të njohur në Londër ndërsa ka njoftuar se kanë përfunduar xhirimet e klipit.
Ajo në Instagram ka treguar se video e këngës do të publikohet në fillim të muajit mars.
“Në 5 ditë xhirime me një staf të mrekullueshëm që ka bërë një punë kolosale do të sjellim ditët e para të marsit, në jetë videon e këngës sipas vizionit dhe dëshirës time dhe të gjithëve që i kanë kushtuar mbi një muaj kohë përgatitjes për këtë projekt.
Duke xhiruar në disa nga lokacionet më të bukura të Shqipërisë “SEKRET” do të jetë një përrallë! Unë mezi po pres”- shkruan Ronela në postimin e saj.