Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, është në pritje të ëmbël dhe në asnjë moment nuk ka tentuar që të fshehë barkun e rrumbullakosur. Përkundrazi, duket se ajo ka sjellë një modë krejt ndryshe për gratë shtatzëna.
Riri është parë herë pas here në publik me veshje shumë të guximshme dhe ekstravagante. E për këtë ka marrë komente mjaft pozitive, por sigurisht që nuk kanë munguar as kritikat.
Së fundmi, Rihanna duket se ka guxuar më shumë seç duhet me look-un e saj. Teksa ka mbetur edhe pak kohë nga lindja e fëmijës së saj të parë, këngëtarja u shfaq në publik me një kanotiere dhe fund rrjetë, ngjyrë argjendi.
Gjithashtu Riri kishte zgjedhur një palë taka të larta e shumë të holla për ta kombinuar me veshjen ekstravagante.
Në muajin e fundit të shtatzënisë, përgjithësisht gratë shtatzëna përpiqen të mbajnë veshje sa më komode, por ky nuk është rasti i këngëtares së famshme.
Klikoni mbi foto për të parë fotogalerinë: