Kombëtarja e Ishujve Faroe në hendboll ka prekur një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj. Pavarësisht se është një vend i vogël, prej vetëm 53 mijë banorësh, dhe shihen si një ekip amator, Ishujt Faroe ia kanë dalë të luajë në “play off” të Kupës së Botës.

Kombëtarja e tyre e hendbollit përfiton nga sanksionet e marra nga Bjellorusia, duke e kaluar kështu fazën e parë të “play off”-it. Më tej Ishujt Faroe do të ndeshen me një ekip gjigant si Gjermania.

Kujtojmë se Ishujt Faroe kanë mbërritur në “play off” pasi u rendit i pari në gup ndaj Italisë, Luksemburgut dhe Letonisë.