Nga Myzejen Konduri

 Këtë fundvit, veprimtaritë kulturore – artistike kanë qenë të shumta në Durrës,  që për arsye objektive dhe subjektive si ndoqa të gjitha. Po në koncertin e Orkestrës së Harqeve të Pallatit të Kulturës “ALEKSANDËR MOISIU”, ku kishin ardhur qindra qytetarë Durrsakë dhe mjaft turistë te huaj, u befasova.

Dirigjenti i kësaj Orkestre, Petrika Afezolli, i përket tashmë Elitës së qytetit të Durrësit dhe jo vetëm… Ai është pedagog në Universitetin e Arteve, aktualisht, Drejtor i Grupit Mësimor të dirizhimit në Departamentin e KMOP -së, ku është një nga Bashkëpuntorët Intensivë gjatë kësaj periudhe, me Orkestrat e RTSH, Teatrit të Operas dhe Baletit, Filarmonisë së  Kosovës, Orkestra e Forcave të Armatosura, Universitetit të Arteve, etj.

Është ekzekutues i më shumë se 60 koncerteve e premirave sinfonike. Ka prodhuar 3 CD me Orkestrën e Harqeve “ ALEKSANDËR MOISIU” dhe Orkestrën “Tingujt e Rinj”. Në fushën Pedagogjike, është udhëheqqës i mbi 25 Diplomave të Studentëve Dirizhorë.

Ka shumë bashkëpunime me Artistë të Shquar Shqiptar dhe të Huaj, si:-

N,CASHKU, E.PECI, K.TUSHA, A.KALLOGJERI. G.MYSHKETA, S. FRASHËRI, M. LEKA, E. GOLEMI, R. LAHAJ, F. VLASI etj si dhe Instrumentistë të Huaj si: TILL ENGEL(Gjermani), GERARD FREMEY (Francë), WOLFGANGE PARRHOFER ( Austri), GIORGOS KONSTTINOU (Greqi), Vaso Ristov, ( Maqedoni) etj

Në prezantimin që i bëri Orkestrantëve të Mrekullueshëm, Dirigjenti evidentoi punën e tyre në këtë orkestër, të formuar që në vitin 1980, me një aktivitet 43-vjeçar, me rreth 170 koncerte brenda e jashtë vendit. Niveli i përsosur i Orkestrës është vleresuar me shumë çmime kombëtare, ku spikasin veçanërisht çmimet e para dhe çmimi special “SKËNDERBEU” në Festivalin e Muzikës së Dhomës si dhe si Orkestra më e Mirë në Festivalin e Muzikës Ndërkombëtare. Trupa përbëhet:-

Violina e parë –  E. TEREZIU, L.LLOZI, E SINAMATI, E.KRASNIQI. E. DAJA. V. CAKU

Violina e dytë – F. BARDULLA. K. MELE, L.LEPURI, I ZHEGU, M. PEKU, I. REKA

Viola  – A. LLOZI, E. MAQELLARA, L. SOTIRI, B. SOTA

Cello  – M. KURICI, D.LARO, R.RECI, M.COPA

Kontabas – A. STAFASANI, V. GORO

Duke qenë koherent me Vlerat, Dirigjent Petrika tregoi në fillim të programit propozimin e tij në Këshillin Bashkiak, për rritjen e numrit të Orkestrantëve nga 20 në 25 si dhe rritjen e pagesës së tyre të diferencuara, bazuar në standardet Europiane.

Kjo mbështetje, mendoj  kontribuon në qytet, për krijimin e një Poli të rëndësishëm të Kulturës Kombëtare.

Më pas, ai me ndjeshmërinë e Artistit dhe vlerat shumëdimensionale në përzgjedhjen e repertorit  e të autorëve  njohu spektatorin me programin.

Repertori nën Boketën e Dirigjentit Petrika Afezolli në periudhën 35 vjecare, përfshin pjesën më cilësore të Muzikës Shqiptare dhe Ndërkombëtare si dhe kompozitorë si, Cajkovski, Dvorzhaku, Elgar Suk, Shostakovic, Grig. Respighi, Brams, Beethoven si dhe pjesë e repertorit Aktiv të kësaj Orkestre.

Kështu, ky Personalitet i Artit, që mban me nder Titullin Akademik “Profesor”, me profilin e tij, si Intelektual i kohës, me kontributin artistik që  rrezaton talent e ndjeshmëri profesionale, në këtë koncert, rezulton tepër ndikues në shijet e spektatorëve, duke forcuar themelet e Vlerave, dinjitozë përballë Kulturës Botërore. 

Durrësi dhe Orkestra e Harqeve, ka Fatin e Bardhë që ka dirigjent PETRIKA AFEZOLLIN, nën drejtimin e të cilit , është model në emancipimin e Nivelit Jetësor e Kulturor të njerëzve.  Dirigjenti ,ashtu I ndritshëm në dirizhim  me interpretimin virtuoz të Orkestrës, na Lumturoi dhe Entuziazmojë. Nën tingujt e melodive të përzgjedhura, gëzimi merrte krahë.

Nuk dua të jem e kursyer në lëvdata për trupën e Qrkestrës së Harqeve. Ata meritojnë dukshëm krahasimet më befasuese, tek I ndiqje me admirim. As  për Dirigjentin që ka bërë një punë tepër të lavdërueshme me materialet muzikore e ngjyrimet e interpretimit të orkestrës.

Në sallën e Tempullit të Artit, muzika herë vinte si dallgë deti, herë si përkëdhelje e erës, herë si tingulli I pikave të vesës, herë si rrahjet e krahëve të zogjve në fluturim. Muzika hyri dhe mbeti në shpirtin e gjith spektatorëve aty. “ SUITA BALLKANIKE” “ SERENADË” e Josef Suk, mbuluan me tinguj dëgjesën tonë, ku meloditë bënë të rrëshqasi loti  e preludi i cdo pjese , brodhi hareshëm në ëndërrimet tona. Ndaj në emër të këtij suksesi, Dirigjenti Petrika Afezolli, meriton respekt & mirenjohje. Bekuar qoftë muzika e bukur që vesh ditët tona me gaz & dritë!

Duartrokitjet ishin dhurata më e cmuar  për Orkestrën & Dirigjentin e saj. Ne i kemi borxh të nesermen Brezit të Ri. Fryti i Pasionit dhe Përkushtimi Profesional, do të lartësojë Vlerat e jo t’i errësojë vulgariteti.

Duhet të përmend në këtë Kocert dhe një Mezzosoprane, Olta Juba , që këndoi e u prit mjaft mirë nga publiku i sallës, me “Mesnatë” të Sh. Kushta. “Karmen – Habamera ”të Xh. Bizes, Kjo Mezzosoprane, është në process të formimit të pozicionit të saj, me zë të vecantë, një proces që Vlera e Saj realisht stimulohet , pasi parametrat artistikë i ka shumë pozitiv.

Në fund, Petrika Afezolli, Dirigjenti i suksesshëm durrsak, ashtu modest, falenderoi me zë të ulët, duke bërë përkuljen madhështore  për spektatorin që u qeshnin sytë nga meloditë  hyjnore që i frymëzon këta njerëz që e vlersojnë Muzikën e Bukur. Ata e mbuluan me duartrokitje, me gëzimin prekës të suksesit.