Luiz Ejlli nuk po gjen rehat me llogarinë e tij në Instagram! Ashtu sikur ishte brenda shtëpisë dhe llogaria e tij e Instagramit synohej jashtë nga të gjithë, po ndodh edhe tani!
Pas verifikimit me shumë mund të adresës që vetë këngëtari përdor tani, papritur shigjeta e tij blu e verifikimit u zhduk.
Kështu, account-i i Luizit është sërish në rrezik, mirëpo nuk do ta paguajë vetëm këngëtari por edhe fanpage-t e tij.
Faqet e hapura nga fansat e Luizit kanë filluar të sulmohen vazhdimisht dhe më e madhja prej tyre është mbyllur së fundmi, gjë që ia ka sjellë atij në majë të hundës.