Një vajzë 29-vjeçare nga Bolonja, që udhëtonte me një motor tip Scooter ka gjetur vdekjen, pasi është përplasur në mënyrë fatale mbrëmjen e së premtes nga një 23-vjeçar, po nga Bolonja.
Por pasi ka shtypur vajzën, djali është larguar menjëherë nga vendngjarja, madje duke lënë në makinë shokun e tij, i cili kishte mbetur i plagosur lehtë nga përplasja.
Ndërsa po largohej në këmbë, i riu është ndaluar nga policia italiane dhe për t’i shpëtuar arrestimit ai ka deklaruar se sapo i kishin vjedhur automjetin.
Pas bërjes së testit të alkoolit, u vu re se i riu kishte një nivel 5 herë më të lartë sesa limiti i lejuar.
Gënjeshtra e tij nuk është besuar nga karabinierët, por më pas ka qenë miku i tij që ka rrëfyer se ishte pikërisht 23-vjeçari që u përplas me motorin e vajzës, duke i shkaktuar asaj vdekjen.