Mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e Belinda Ballukut.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk hodhi në votim raportet, por lexoi projekt vendimin mbi kërkesën e SPAK. Me 82 vota pro, 47 kundër dhe asnjë abstenim kërkesa e SPAK u rrëzua.
Ajo që u vu re është fakti se në votim mungonin dy deputetë të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë deputetët e opozitës protestuan, duke bllokuar foltoren me pankarta në duar kundër qeverisë.
Më pas me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për shkak të tensioneve brenda në Kuvend, u kalua direkt në votime të pikave të tjera të rendit të ditës.





