Këngëtarja Nora Istrefi si rrallë herë më parë ka folur për humbjen më të madhe që ka pësuar në jetë, atë të ndarjes nga jeta të babait të saj.

Në një intervistë për emisionin "Mirage" këngëtarja është përlotur teksa ka rrëfyer lidhjen e saj të ngushtë me të atin.

“Kam qenë 18 vjeç kur babi u nda nga jeta ime dhe e gjithë familjes. Kam kujtime të mira pafund. Ka qenë një njeri i qetë, unë i kam ngjarë shumë. Ka qenë babi më i mirë, jo pse ka qenë babi im, por më ka përkrahur shumë. Gjatë fillimit të karrierës gjithmonë kam shkuar në koncerte me të. Kurrë s’më ka bërtitur ose shtypur, e kam pasur si shok dhe thjesht  ka qenë humbja më e madhe për mua dhe krejt familjen humbja e babit. Nuk kam pasur dëshirë të flas për këtë temë sepse mërzitem shumë. Përndryshe e kujtoj me shumë nostalgji si babi më i mirë që ka ekzistuar dhe ka qenë humbja më e madhe që kam përjetuar deri tani”– është shprehur Nora.