Inteligjenca amerikane ka zbuluar një tentativë të diskutuar nga qeveria e Ukrainës për të dërguar qindra miliona dollarë për të mbështetur fushatën e Joe Biden gjatë zgjedhjeve presidenciale, sipas një raporti të cituar Just the News.
Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, mësoi së fundmi për përgjimet dhe u ka kërkuar zyrtarëve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar të kërkojnë të dhëna për të parë nëse komploti është kryer në të vërtetë dhe nëse duhet të bëhet një kallëzim penal në FBI.
Ekipi i Gabbard nuk ka gjetur prova thelbësore që tregojnë se akuzat e përgjuara janë hetuar plotësisht gjatë administratës Biden dhe se komunikimet nuk besohet të jenë të lidhura me përpjekjet ruse të dezinformimit, thanë zyrtarët.
Zyrtarët thanë se përgjimet përmendnin dy nënkontraktorë amerikanë si përfitues të mundshëm të parave që përfundimisht do të transferoheshin në arkën e demokratëve.
“Qeveria ukrainase dhe personel i paspecifikuar i Qeverisë Amerikane, nëpërmjet USAID-it në Kiev, thuhet se kanë hartuar një plan që do të siguronte qindra miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë për të financuar një projekt infrastrukturor për Ukrainën, i cili do të përdorej si mbulesë për të dërguar afërsisht 90% të fondeve të ndara për DNC-në për të financuar fushatën e rizgjedhjes së Joe Biden. Ata ishin të bindur se projekti do të financohej fillimisht, edhe pse në një moment në të ardhmen projekti do të refuzohej si i panevojshëm. Në këtë kohë, paratë do të ishin ndarë tashmë dhe të pamundura për t’u kthyer ose për t’u përdorur për një qëllim tjetër”, thuhej në përmbledhjen e deklasifikuar të përgjimeve telefonike.
Zbulimi i përpjekjeve të supozuara të Ukrainës në vitin 2022 për të ndihmuar fushatën e Joe Biden në vitin 2024 vjen në një kohë të ndjeshme për Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka punuar ngushtë me të dërguarit e Presidentit Donald Trump për të hartuar një plan paqeje për t’i dhënë fund luftës katërvjeçare të filluar nga agresioni rus në vitin 2022 gjatë administratës Biden.





