DURRËS, 16 tetor 2014 –  Është motivuese që një media britanike si "355 Magazine" rendit 7 detaje që fajësojnë Serbinë dhe argumentojnë pse ajo duhet dënuar për incidentet e dhunshme në ndeshjen Serbi-Shqipëri. 

Ja shtatë pikat ku mbështetet media britanike e sipërpërmendur:

1. Tifozët shqiptarë nuk u lejuan të marrin pjesë në ndeshje. Autoritetet serbe thanë se do të arrestojnë të gjithë ata që tregojnë simbol të ekipit mik, kufizim ekstrem në futboll.

 2. Turma serbe thërriste: "Ubij, ubij shiptar" (Mbysni, mbysni shqiptarët).

3. Stadiumi u mbush me parulla nacionaliste serbe, si "Kosova është Serbi" dhe slogane të tjera, në lidhje me Bosnjën dhe Kroacinë.

4. Tifozët serbë hidhnin objekte të forta dhe fishekzjarre drejt lojtarëve shqiptarë para se të fillonte ndeshja.

5. Ivan Bogdanov, huligani serb, i cili udhëhoqi në vitin 2010 trazirën në Itali, zbriti në fushë.

 6. Flamuri i NATO-s është djegur në Beograd natën e ndeshjes (Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, Serbia është zyrtarisht kandidate për BE).

7. Ekipi kombëtar shqiptar luajti futboll, madje mund të kishte shënuar, nuk provokuan as lojtarët dhe as tifozët serbë në asnjë moment, edhe kur  te këmbët e tyre u hodhën fishekzjarre.