Media britanike, “Daily Ekspress” i ka kushtuar një reportazh të rinjve në fshatin Gostil, në Kukës. Në një bisedë me të rinj, ka zbuluar se si shumë prej banorëve janë me shpresën për tu larguar nga vendi. 

“Po planifikoj të largohem nga Shqipëria kur të mbush 16 vjeç, do marr një gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe”, i tha gazetarit të “Daily Ekspress” një fëmijë në fshatin Gostil të Kukësit. 

Për të treguar se çfarë mendojnë fëmijët në shkollë gazetari britanik Zak Garner Purkis udhëtoi në fshatin e largët malor në veri të vendit ku mblodhi mendimet e fëmijëve të shkollës. 

Ata ëndërrojnë të kalojnë kanalin e “La Manshit” pasi kërkojnë një jetë re në Britaninë e Madhe. Mësuesit thonë të shqetësuar se klasat nga viti në vit po tkurren.  

Arsyeja është e thjeshtë: Nxënësit po shkojnë të gjithë në Britani. “Vetëm fëmijët e vegjël mendojnë të jetojnë këtu, më të mëdhenjtë duan të ikin”, tha një 13-vjeçare nga Gostil për gazetën “Daily Express”. “Do të shkoj në Angli kur të jem 16 vjeç. Të afërmit e mi më thonë se kur je nën 18 vjeç është më mirë sepse shteti të ndihmon pasi nuk je i rritur. 

Adoleshenti ka shumë të afërm që jetojnë dhe punojnë në Angli, shoku i tij i ngushtë ka 16 të afërm. 

Është e lehtë të kuptosh pse djemtë tundohen të kalojnë kanalin shkruan gazeta pasi të mirat materiale atyre që kanë shkuar në Britani gjendet kudo në fshatin Gostil. “Xhaxhai im ndërtoi një shtëpi dhe bleu gjithashtu një Audi Q7 me vlerë 67,000 £” thotë një djalë. 

Rrjetet sociale si Tik Tok-u dhe Instagram-i i motivojnë ne këtë drejtim kur shohin nëpër video jetën luksoze të shqiptareve në Britani duke ngarë makina luksoze ndërsa në duar reklamojnë orët e shtrenjta.  

Djemtë i dinë mirë rreziqet e udhëtimit përmes kanalit me gomone, por janë kokëfortë për të ndërruar mendje. 13-vjeçari në fshatin Gostil tashmë po mëson anglisht në pritje të udhëtimit të tij në Britani të Madhe.  

Ndërsa i vetmi shqetësim është kostoja e udhëtimit që shkon në 4000 paund, por duket se edhe kjo do të zgjidhet nga të afërmit në Britani.