“Bufon, i vetmi humbës në ndeshjen me Crvena Zvezdën”. Edhe pse fituan 4-1 në transfertë dhe u kualifikuan si të parë, e përditshmja franceze “L’Equipe” ka sulmuar portierin italian, Xhanluixhi Bufon, në lidhje me paraqitjen e bërë në Serbi:

“Edhe pse në një ndeshje ku ishte më shumë spektator sesa aktiv, në të vetmin rast që iu kërkua të reagonte, pësoi gol. Shkurt, koha e tij ka përfunduar. Po prek të 41-at dhe një si Areola nuk mund të lihet në stol”, shkruante “L’Equipe”.