Sot një media greke, e quajtur “Neësbomb.gr” i ka kushtuar një shkrim festimeve të shqiptarëve në Athinë, kryesisht në sheshin “Sintagma” me rastin e festës së Pavarësisë.
Në shkrim thuhet se shqiptarët ishin organizuar për këtë manifestim, i cili vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe mitingjeve të Ramës në shtetin grek. Më tej, në artikull nënvizohet se nëse grekët do të festonin në Tiranë, “do të arrestoheshin dhe burgoseshin pa u gjykuar”. Në shkrim pretendohet se të rinjtë shqiptarë kanë thirrur në sheshin e Athinës “UÇK” dhe “Shqipëri etnike”.
Ne jemi duke fjetur dhe shqiptarët festuan në Athinë! Skena që provokojnë grekët dhe shpërqendrojnë vendin janë shpalosur në sheshin Sintagma në eventin e ndezjes së pemës së Krishtlindjes.
Po të bëhej diçka e tillë nga grekët në Shqipëri, të gjithë do të arrestoheshin dhe do të futeshin në burg pa u gjykuar. Këtu në Greqi ne jemi tepër indiferent. Skenat që u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes në sheshin Sintagma janë të paimagjinueshme. Grupe të organizuara shqiptarësh që jetojnë në Greqi mbërritën me makinat e tyre në Syntagma, teksa valëvitnin flamujt shqiptarë nga dritaret e tyre gjatë gjithë rrugës!
Me të mbërritur në Sintagma, ata u ngjitën në pjesën e sipërme të sheshit, përballë Parlamentit Helen, shpalosën flamujt e tyre dhe brohoritën parulla për kombin e tyre. Vihet re se në të njëjtën kohë është ndezur pema e Krishtlindjeve në sheshin Sintagma, teksa shqiptarët po përpiqeshin të mbulonin muzikën me zërin e tyre. Madje, ata arritën deri aty sa të thërrisnin edhe parulla për UÇK-në, ndërsa mes tyre kishte edhe më provokues që valëvitnin pankarta me Shqipërinë e Madhe!
Kujtojmë se më 28 nëntor 1912 u nënshkrua shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Siç shihet në videot e postuara në TikTok, shqiptarët mbanin në duar flamuj, të veshur me këmisha me stemën kombëtare dhe duke kënduar himne tradicionale të atdheut të tyre me sloganet “Shqipëria e Madhe”.
Në periudhën e fundit, si me burgosjen e Fredi Belerit, ashtu edhe me festat e Edi Ramës në Galatsi dhe Selanik, shqiptarët po tregojnë një provokim agresiv të paparë ndaj Greqisë. Sigurisht, gjejnë dhe bëjnë… Sepse po të ishte serioz shteti nuk do të lejonte një propagandë të tillë para Kuvendit të Greqisë dhe monumentit të ushtarit të panjohur.
Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve.