Ish-banorja e Big Brother Rike Roçi, e lindur në Durrës dhe që prej vitesh jeton në Itali, është shumë aktive në mediat shqiptare, ku komentohet shpesh.
Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane dhe njëra prej tyre i ka kushtuar një postim në ‘Instagram’.
Ka qenë media italiane “Rompipallone” që është shumë e ndjekur në ‘Instagram’ ajo që ka postuar disa foto të Rikes.
“Kjo na bëri të biem në dashuri me evropianët dhe disa dashuri nuk i harrojmë. Këtu janë fotografitë më të mira të Rike Roçit, tifozja e shqiptarëve”,- shkruhet pranë fotove të Rikes ku nuk kanë munguar komentet e shumta të fansave.





