Operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe ndihmave për të dëmtuarit u janë bashkuar edhe studentët e fakulteteve të UAMD-së.

"Engjëjt e pluhurit mobilizohen" i cilëson ata një shkrim i shtypit italian. 

""Engjëjt e pluhurit mobilizohen". Kështu i quan studentët e UAMD-së gazetari i Avvenire Paolo Viana. Në këtë lidhje është një përmbledhje e shkurtër e artikullit të zgjeruar që do të publikohet nesër në versionin print. Ky shkrim i dedikohet Suadës, Arkidit, Kleas, Artjonit, Kloidës, Marisolës, Dajanës e dhjetëra studentëve të Edukimit, Infermierisë, etj., që me vullnetarizmin e ndihmën e tyre shfaqin solidaritet e sjellin ndryshimin.
#UAMDpërDurrësin",
– shkruhet në postimin e bërë në rrjete sociale në faqen zyrtare të UAMD-së.