Ambasada e Holandës në Shqipëri deklaron se media në Shqipëri është nën kërcënime.
Teksa po organizon së bashku me SHBA samitin për demokracinë, ambasada holandeze thotë se ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
“Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në. Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit. Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore. Liria e Medias Demokraci”, shkruan ambasada holandeze.