Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili mori pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë i kërkoi pjesëmarrësve të përjashtojnë ato klauzola nga deklarata finale ku parashikohet domosdoshmëria e mëtejshme për të kundërsulmuar Rusinë.

Kështu shkruan media shtetërore ruse e lajmeve TASS shkruan duke iu referuar gazetës serbe Vecernje Novosti.

Në lajm thksohet se Vuçiç insiston kundër një paragrafi në deklaratë e cila përmban sanksione anti-ruse, si dhe ndaj paragrafit ku shprehet influenca negative ruse në vendet e rajonit ballkanik.

Vuçiç shprehu shqetësimin më pas edhe për cilësimin në deklaratë të Kosovës si një shtet.

Sipas media ruse, Vuçiç ka theksuar vazhdimisht se Serbia është e gatshme të zbatojë të gjitha angazhimet e marra më herët dhe se Beogradi synon të gjejë kompromise për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën me kusht që çdo afirmim i pavarësisë së Kosovës ose anëtarësimi i mundshëm në OKB të konsiderohet i papranueshëm.

Pas fillimit të operacionit special ushtarak në Ukrainë, Vuçiç tha në një fjalim drejtuar kombit pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të Serbisë se vendi i tij mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Ai tha se kombi ballkanik po ndalonte përkohësisht stërvitjet ushtarake dhe policore me të gjithë partnerët e huaj. Vuçiç tha se Serbia i konsideron Rusinë dhe Ukrainën kombe vëllazërore dhe i vjen keq për ngjarjet në Evropën Lindore. Ai tha gjithashtu se Beogradi ishte gati për të ofruar ndihmë humanitare për Kievin.