19 maj 2015 – Shtypi serb vazhdon të ketë në fokus ngjarjet në Maqedoni. Gazeta serbe “Pravda” shpreh shqetësimin se si në mes të Shkupit u dëgjuan thirrje për UÇK-në, ndërkohë që u valëviten edhe harta të Shqipërisë së Madhe.

“Nëse u besohet spekulimeve që sillen në politikën e Shkupit, të cilat nuk mund t’i vërtetojmë, nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe kryeministri i ri të jetë shqiptar”, thuhet në artikullin e gazetës “Pravda”. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/