9 korrik 2015 – Një nga gazetat më të mëdha në Serbi, ‘Blic’, në një analizë të saj për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri, thotë se tashmë është vendosur një rend i ri në Ballkan dhe se në këtë rend të ri shqiptarët do të jenë më të fuqishmit në Ballkanin Pernëdimor.

Ivan Vejvoda nga German Marshall Found, thotë se në Ballkan rendi po vendoset nga SHBA-ja, Britania dhe Gjermania. Sipas tij, Serbia do të jetë e fundit që do t’iu përshtatet politikave euro-atlantike dhe se do të duhet të njohë realitete të vështira, si Kosova e pavarur dhe dobësim të influencës së saj në Republika Srpska.  

Analisti shprehet se shqiptarët janë më mirë për momentin në Ballkan, ndërsa sipas tij, do të luftohet nacionalizmi serb, prej ku Serbia del më e goditura.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/